Gazetari i Fox News, Benjamin Hall, plagoset rëndë nga forcat ruse në Ukrainë

Benjamin Hall, gazetar i Fox News, është plagosur jashtë zonës së Kievit, ndërsa detaje të tjera nuk janë bërë publike akoma.

Ekipet në terren po punojnë për të mbledhur informacionet e nevojshme, në ndërkohë që e plagosuri gjendet në kujdes intensiv shëndetësor.

Lajmin për Hall e ka konfirmuar vet agjencia e lajmeve, Fox News, pasi që gazetari i kësaj agjencie, John Roberts, ka thënë drejtpërdrejt në transmetim se “ky është një lajm që ne e urrejmë t’jua përcjellim, por padyshim që është ajo që ndodh ndonjëherë në mes të një konflikti”.

“Një gazetar i Fox News është plagosur jashtë Kievit dhe ka shumë pak detaje, por ekipet në terren po punojnë sa më shumë që të munden për të mbledhur më shumë informacion”, ka thënë Roberts.

Ndërsa lajmi vjen menjëherë pas vrasjes së gazetarit të New York Times, vrasje të cilën e përmes një postimi në Facebook, e kishte konfirmuar edhe Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, Irina Venediktova.“Sot në një bllokadë në Kiev u gjet trupi i një gazetari të vrarë nga një agresor rus. Unë e di emrin dhe mbiemrin e tij, por nuk do ta zbuloj. Ky njeri ka punuar për New York Times. Banditët rusë e vranë në Irpen. E vranë brutalisht – e qëlluan në kokë”, ka shkruar mes tjerash, Venediktova.