Djegia e kopshtit zoologjik në Gjermani, s’ka mbijetuar asnjë kafshë

Një kopsht zoologjik në Gjermani ka konfirmuar se “frika e saj më e keqe është bërë realitet” pasi një zjarr shkatërroi shtëpinë e majmunëve, duke mos lënë asnjë kafshë të mbijetuar.

Përveç majmunëve, kanë ngordhur edhe shumë lakuriqë dhe zogj.

Krefeld Zoo tha se punonjësit e saj janë në gjendje shoku pasi ndërtesa “u dogj”.

Mediat lokale raportojnë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga fishekzjarrët e Vitit të Ri. Kjo ende nuk është konfirmuar.

Kopshti zoologjik tha që kopshti i gorillave aty pranë, i cili strehon gorillat e ultësirave perëndimore, nuk ishte djegur.