Djegia e veturave në veri, Osmani: Jemi në luftë kundër bandave, Serbia po kërcënon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas djegies së veturave që po ndodhin në veriun e vendit, për qytetarët që po i konvertojnë targat në RKS.

Osmani ka thënë se Kosova është në luftë kundër bandave.

“Pakica që nuk i ka konvertuar targat, është për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme. Lufta jonë është kundër bandave. Në luftën tonë për sundim të ligjit, presim të kemi përkrahje të aleatëve tanë”, tha Osmani.

Ajo tha vendimi për targat nuk është kundër qytetarëve serbë.