Dy të lënduar si pasojë e një aksidenti te “Qafa” mes makinës e motoçikletës (FOTO)

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture e një motoçiklete në rrugën “Fehmi Agani” në lagjen “Qafa” në Prishtinë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 19:00 në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti e një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore”, është shprehur Ahmeti, njofton Klankosova.tv

Siç merr vesh Klankosova.tv, aksidenti ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë.