Djukanovic: Idetë si ‘Shqipëria e Madhe’ ose ‘Serbia e Madhe’ mund të sjellin tragjedi të madhe

Presidenti i Malit të Zi, Milo Djukanovic ka thënë se Ligji për Liritë Fetare në shtetine tij, është keqpërdorur për ta përdhosur Malin e Zi.

“Mos lejoni që liritë tuaja fetare të keqpërdorën në atë mënyrë siç është keqpërdorur ditët e fundit në Malin e Zi, për ta përdhosur shtetin tonë”, ka thënë ai, përcjell Periskopi.

Presidenti i Malit të Zi, duke folur për nacionalizimin, përmendi edhe idetë si ‘Shqipëria e Madhe’ dhe ‘Serbia e Madhe’.

“Kam thënë se nacionalizmi për një Serbi të Madhe do të duhej të pushonte si ide që prej vitit 2006 mirëpo ka përpjekje dhe ëndrra për një rikompozim të Ballkanit, për ta bërë një Serbi të Madhe, ose një Shqipëri të Madhe apo një Kroaci dhe pjesa tjetër të zhduket. Kështu që, çdo përpjekje për Serbi të Madhe ose Shqipëri të Madhe nënkupton një tragjedi të madhe. Askush s’mund ta trajtojë Malin e Zi ndryshe, përveç si shtet i pavarur’, ka thënë ai.