Djuric vajton për serbët në Kosovë, pasi ju dogj vetura e Simic në Leposaviq

0
168

Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyre për Kosovën e Metohi’ në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric tha se djegia e anëtarit të kryesisë së Listës Serbe, Slavko Simic në Leposaviq është ‘akt qyqar’ i atyre që duan të shtypin vullnetin e serbëve. Djuric nuk i bëhet vonë se sulmi ndodhi në veri të Kosovës me shumicë banorë serbë.

“Akt qyqar i atyre që besojnë se me këtë mënyrë mund të shtypin vullnetin e popullit serb në Kosovë e Metohi që të luftoj për të drejtat e tyre dhe mbijetesë” u ankua Vucic tani me qasjen e zakonshme të viktimizimit.

“Fakti se kjo ka ndodhur në Leposaviq , në pikën më veriore të Kosovës e Metohisë, do të duhej të ishte porosi se luftëtarët për të drejtat popullit serb nuk janë askund të sigurt e kanë jetën dhe pronën në rrezik kudo që ndodhen” shkruhet në njoftimin e Djuric.
Djuric porositi kryesit e këtij akti: “për porositësit dhe kryesit e këtij sulmi qyqar në emër të shtetit serb dhe listës serbe se askush nuk mund të trazoj popullin tonë nga vullneti për të qëndruar në Kosovë e Metohi, e s’ka asnjë vepër terroriste në të cilën Serbia nuk do të përgjigjet me vendosmëri edhe më të madhe për të rezistuar në këtë betejë”.

Djuric i ftoi edhe përfaqësuesit e Listës Serbe të jenë të përmbajtur në reagimin e tyre, “ashtu siç kanë vepruar deri tani në të gjitha situatat e vështira dhe sfiduese, pasi beteja jonë zhvillohet e do të fitohet me durim e mençuri. I bëje thirrje organeve kompetente që të mos zvarrisin hetimin dhe të dënojnë përgjegjësit për këtë sulm ndaj njërit prej më të dalluarve dhe më të mirëve mes përfaqësuesve serb në Kosovë e Metohi” thotë Djuric në njoftim.

Policia njoftoi se mbrëmë në Leposaviq kishte ngjarë rënie zjarri në veturën e Peugeot me ngjyrë të zezë e regjistruar në Kosovë. Prokurori në detyrë rastin e ka përcaktuar si “vënie zjarri”./gazetametro.net