“Do doja t’i përqafoja të gjithë”, Arbana Osmani i uron mirëseardhje në Shqipëri popullit afgan

Arbana Osmani iu ka uruar mirëseardhje në Shqipëri popullit afgan.

Mëngjesin e sotëm, pas orës 03:00, në Shqipëri mbërritën 121 afganë. Kryesisht aktivistë të shoqërisë civile, mes tyre dhe fëmijë si dhe 11 foshnja, të ardhur nga Kabuli.

Atyre u doli në pritë kryeministri Edi Rama, ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim dhe nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Ndërkohë shumë personazhe emra të njohur për publikun i kanë mirëpritur nga rrjetet sociale dhe një prej tyre është edhe Arbana Osmani.

Moderatorja shqiptare ka ndarë foton e një nënë afgane me fëmijën në krah ku shkruan: Do doja shumë t’i përqafoja të gjithë këta njërëz. Mirë se vini!