Grabitje tjetër e armatosur

Një institucion mikrofinanciar në kryeqytet është grabitur në orët e mbrëmjes.
Sipas policisë persona të armatosur kanë grabitur këtë institucion rreth orës 18:00 në rrugën ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin.