Dokumentar për masakrën e Studimes së Vushtrrisë nga Marin Mema (Video)

“Fshati shqiptar që u masakrua e dogj nga serbët, por nuk u dorëzua” është dokumentari kushtuar masakrës së fshatit Studime të Vushtrrisë që ka realizuar gazetari Marin Mema në kuadër të emisionit “Gjurmë shqiptare” i televizionit “Top Channel” , transmeton Fokusi.info.

Më 2 maj të vitit 1999 në fshatin Studime të Vushtrrisë, brenda 3-4 orëve nga forcat serbe janë pushkatuar mbi 100 civil, shumë tjerë mbetën të plagosur e me mijëra tjerë pas arrestimit nga forcat serbe u depërtuan për në Shqipëri.

“Gjurmë shqiptare” i televizionit “Top Channel” me gazetar Marin Mema, është një cikël reportazhesh përmes të cilëve synohet njohja e historisë dhe e zonave të ndryshme të trojeve shqiptare.

Dokumentari kushtuar masakrës së fshatit Studime të Vushtrrisë: