Donald ​Trump thotë se është imun ndaj koronavirusit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka thënë sot se tani është imun ndaj COVID-19, një ditë pasi mjeku i tij lëshoi një letër të shkurtër duke thënë se ai nuk ishte më i rrezikshëm për mjedisin dhe nuk mund të transmetonte virusin.

“Duket se jam imun, nuk e di, mendoj për një kohë të gjatë, mbase për një kohë më të shkurtër dhe mbase për tërë jetën. Askush nuk e di me siguri, por jam imun”, tha ai për Fox News.

Lidhur me imunitetin ndaj COVID-19, ka ende shumë të panjohura: nuk dihet saktësisht se sa sigurojnë antitrupat mbrojtës ose sa mund të zgjasë imuniteti.

Trump planifikon kthimin në garën për president, me një ritëm të përshpejtuar: ai udhëton në Florida të hënën, në Pensilvani të martën dhe në Iowa të mërkurën.