Donald Trump mbron Britaninë: BE-ja partner i keq tregtar

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump reagoi ndaj trajtimit të vrazhdë Mbretërisë së Bashkuar në samitin e mbrëmjes së kaluar nga BE-ja.

Presidenti Trump shkroi në median sociale Twitter “Keq që Bashkimi Evropian po sillet aq vrazhdë me Mbretërinë e Bashkuar rreth BREXIT”, pasi që përfundoi samiti.

Presidenti vazhdoi mëtej “BE-ja është partner i vrazhdë tregtar edhe me SHBA-në, e që nuk do të zgjasë ”. Presidenti Trump e përfundoi postimin me deklaratën “Ndonjëherë duhet lënë njerëzit të qetë, para se të kthehen e të ju hakmerren ”.

Kërcënimi i Presidentit Trump vjen pas atij në fillim të javës për vendosjen e tarfive për prodhime evropiane, rreth kontestit që kanë në OBT rreth subvencioneve të BE-së për kompanitë ajrore evropiane.

BE-ja pritet të vendos rreth mandateve të negociatorëve për bisedimet tregëtare me SHBA-të. Prodhuesit e automjeteve evropiane p[o pe presin me ankth këto bisedime pas kërcënimeve të vendosjes së tarfive ndaj tyre nga SHBA-të.