Donald Trump shpallet i pafajshëm

Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), ka liruar Donald Trump-in nga akuzat për nxitje të turmës në trazirat e Capitol-it.

Senati votoi me 57 vota për ta shpallur ish-presidentin fajtor dhe 43 jo fajtor. Në gjyq kërkoheshin 67 vota, ose dy të tretat për fajësimin e tij, kështu që Trump u shpall i pafajshëm.

Në votim, shtatë nga 50 republikanët e Senatit u bashkuan me demokratët e unifikuar të dhomës, në favor të dënimit.

Gjatë gjyqit, senatorët panë video grafike të sulmit, duke përfshirë dhe skena të një polici që ulërinte nga dhimbjet.

Trump, u largua nga detyra më 20 janar, kështu që fajësimi nuk mund të përdoret për ta hequr atë nga pushteti.

Por, demokratët kishin shpresuar të siguronin një bindje që Trumpi të mbante përgjegjës për rrethimin. Ata donin të krijonin bazën për një votim, që do ta ndalonte atë nga shërbimi në zyrat publike.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, tha se refuzimi i republikanëve për të kërkuar llogari nga Trump-i do të mbahet mend “si një nga ditët më të errëta dhe aktet më të pandershme në historinë e kombit tonë”.

Përfundimi i shpejtë i gjyqit lejon Biden-i, të ecë përpara me agjendën e tij për të forcuar ekonominë,  për të ndihmuar situatën pandemike dhe për të konfirmuar anëtarët e kabinetit të tij.

Gjyqi ndaj Trump-it filloi të martën e 9 shkurtit, në një proces të pa precedent, të dytin brenda një mandati.

Republikanët shpëtuan Trump-in, në gjyqin e tij të parë të fajësimit, ku vetëm një senator nga republikanët, votoi për të dënuar dhe për ta hequr atë nga detyra.

Albanianpost.com