Mitrovicë: Vjedhet kasaforta e postës, ja shumë e parave që ishte në të

Kasaforta e postës në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Mitrovicë është vjedhur nga të dyshuar të panjohur.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull, punëtor sigurimi i cili në momentin e vjedhjes kishte lëshuar vendin e punës.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Raporti i plotë i Policisë:

Ankuesi mashkull K-Shqiptar, ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë depërtuar në objektin e Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve, me ç ‘rast kanë vjedhur kasafortën e postës, në të cilën kishte 124 euro. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, punëtor sigurimi i cili në momentin e vjedhjes kishte lëshuar vendin e punës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt./veriu.ifno/