Donika Gërvalla përmend rastin e Dick Martyt në KS të OKB-së: Serbët deshën ta vrasin e t’ia lënë fajin Kosovës

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka përmendur kërcënimin me jetë që i është bërë senatorit zviceran Dick Marty nga shërbimi sekret serb. Ajo i është përgjigjur deklaratave të ministrit të jashtëm serb, Nikolla Selakoviq, në KS të OKB-së, që tha se serbët në Kosovë “po rrezikohen”

Gërvalla iu përgjigj duke thënë se këto janë deklarata të rremë të njëjta me ato të Millosheviqit e që krijoi pretekste për ndërhyrje në shtete tjera.

“Ministri i jashtëm jo vetëm që po mundohet të falsifikojë faktet, por edhe të krijojë një perceptim sikur Millosheviqi. Ai mundua të krijojë një perceptim sikur serbët janë në rrezik dhe duhet ndërhyrja ushtarake për t’i mbrojtur. Kemi pasur raste të tilla. Kemi rastin “Panda” në Pejë ku faji iu la UÇK-së për vite të tëra, ndërkohë që ishin serbët që vritën serbët. Më lejoni të flasë për Dick Martyn. Ai akuzoi për krime përfaqësues kosovar që kanë kryer krime lufte gjatë luftës dhe pas saj. I njëjti zotëri Dick Marty iu tha mediave ditëve të fundit se policia zvicerane iu afrua dhe i ofroi sigurinë më të mëdha për shkak se intelegjenca serbe deshi ta vrasë dhe t’ia lë fajin Kosovës. Janë fjalët e Policisë Zvicerane e jo të Kosovës. Është traditë e lashtë dhe shumë e rrezikshme. Sic e shohim edhe në Ukrainë kur njerëzit thonë se kemi njerëz në rrezik, e që ata nuk janë. Por kjo bëhet vetëm për përfitime politike”, tha ajo.