BE-ja i dha vëretje Maqedonisë dhe Malit të Zi pse s’i vendosin viza kosovarëve, reagon ambasadori i Kosovës në Bruksel

Agron Bajrami, ambasador i Kosovës në Bruksel, ka reaguar lidhur me vërejtjet që Komisioni Evropian ia bëri Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi për mos vendosjen e vizave për kosovarët.

Sipas Bajrmait kjo nxjerrje e Komisionit Evropian është shqetësuese dhe e papranueshme, meqë Kosovës për vite me radhë i është refuzuar lëvizja e lirë në zonën shcengen.

Absolutisht e papranueshme për Komisionin Evropian për të renditur Kosovën si një nga vendet e treta të kërkuara për viza që kërkon Malin e Zi dhe Maqedonisë të Veriut të prezantojë viza për Kosovën”.

“Veçanërisht shqetësuese pasi Kosovës me vite iu mohua padrejtësisht #VisaLib! Dyfish, pasi e gjithë kjo vjen pas marrëveshjeve të Procesit të Berlinit”, ka thënë ai.

Kosova vazhdon të jetë vendi i vetëm në rajon që nuk ka liberalizim të vizave. /Fokusi.info/