Thaçi falënderon Trumpin për donacionin e 50 respiratorëve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për donacionin e 50 respiratorëve për Kosovën në luftë ndaj COVID-19.

Thaçi përmes një postimi në rrjetin social Tëitter ka thënë se është mirënjohës ndaj presidentit Trump.

“Mirënjohës ndaj presidentit Donald Trump dhe qeverisë amerikane për donacionin bujar të 50 respiratorëve për Kosovë përveç 1.6 milionë dollarëve të ndihmave të mëhershme në luftën kundër Covid-19. Së bashku dalim më të forte”, ka shkruar Thaçi.