Dorëheqja e Haradinajt, Meta flet për pabesi dhe presion

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar pas vendimit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për të dhënë dorëheqje nga posti i tij, pas marrjes së një ftese për paraqitje në Gjykatën Speciale, në cilësinë e të dyshuarit.

Meta ka folur për pabesi dhe presion ndaj Haradinajt, pas dorëheqjes së tij. Në një reagim në rrjetet sociale, kreu i shtetit shqiptar shprehet i bindur në pafajësinë e Haradinajt.

“Krenar për Ramush Haradinajn dhe i bindur në pafajësinë e tij! Nuk ka pabesi dhe presion që e thyen Burrin e Shtetit dhe Heroin e Kombit! Nga sot të gjithë duhet të flemë më pak, të shqetësohemi më shumë dhe të bashkohemi më fort që Kosova dhe rajoni ynë të jenë të pacënuar në paqen dhe sigurinë tonë, si dhe në të ardhmen evropiane”, shkruan Meta.

Deri më tani, ende nuk ka ardhur ndonjë një reagim nga kryeministri Edi Rama.