Masat ndaj koronavirusit/ Urdhri, mbyllen restorantet, lokalet e fast food-et deri më 3 prill

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Republikës së Shqipërisë ka njoftuar se do të vijë mbyllja e kafeve, lokaleve, restoranteve dhe fast-food-eve në tërë vendin deri më 3 prill.

Gjithashtu, Ministria sqaron se nga ky vendim përjashtohet shërbimi në banesë, i cili duhet të kryhet duke respektuar rregullat higjenike të miratuara./Fokusi.info/