Dorëzohet anëtari i VV’së: Rruga e vetme që na ka mbetur, shkuarja në zgjedhje

Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka thënë se LDK nuk është e gatshme ta respektojë vullnetin e qytetarëve, andaj rruga e vetme e mbetur është shkuarja në zgjedhje.

Dugolli këto komente i ka bërë në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ku ka shkruar se LDK-ja nuk po tregon qartë se çfarë po dëshiron.

“Qytetarët duan ndryshim, prandaj nëse kushdo dhe për çfardo arsyje nuk është i gatshëm të implementon këtë vullnet, shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme, është rruga e vetme e mbetur”, ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë i Dugollit:

Pozicioni më i pavolitshëm i mundshëm, që të lenë zvarrë dhe pa vendime karshi çdo situate, është PAVENDOSSHMËRIA. Këtë pozicion po e shohim dhe ndjejmë të gjithë qytetarët e Kosovës. LDK-ja nuk po tregon qartë se çka po don. E gjendur në këtë pozitë ( pa fajin tonë) ku vendimmarrja në këtë subjekt ka vështirësi të mëdha, përveç humbjes së kohës, po futë Kosovën dhe institucionet e shtetit në bllokadë financiare ku pas muajit shkurt nuk do kenë mundësi të ekzekutoheshin as pagat e punonjësve të dhe shërbimeve civil e lere më pagesat tjera të projekteve

Sikur me kohë të tregonte se nuk është e gatshme të zbaton vullnetin e qytetarëve për ndryshim (sepse për këtë i mori votat), tanimë do kishim krejtësisht një situatë tjetër. Qytetarët duan ndryshim, prandaj nëse kushdo dhe për çfardo arsyje nuk është i gatshëm të implementon këtë vullnet, shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme, është rruga e vetme e mbetur.

Në këtë situatë aspak të volitshme për shtetin dhe qytetarët e saj, si qytetar i këtij vendi, të vetmen lutje për LDK-në do kisha, ju lutem, mos na vononi! VENDOSNI MË SHPEJT, jeni apo nuk jeni për ndryshim- koalicion?!./gazetametro.net