Dorëzohet koalicioni tjetër: AAK-ja flet nga KQZ

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka dorëzuar deklaratën për koalicion me PSD-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Këtë gjë e ka konfirmuar Lulzim Leci, sekretar i AAK-së, pak minuta më herët.

“Jam Lulzim Leci, sekretar i AAK-së, sonte kam dorëzuar deklaratën e nënshkruar nga dy kryetarët e partive për koalicion në mes të AAK-së dhe PSD-së”, ka thënë shkurtimisht Leci.