Dortmundi bën rikthim senzacional për ta shmangur humbjen (Video)

Borussia Dortmundit nuk i kanë mjaftuar 3 gola për të marrë pikë të plota përballë Paderborn.

Verdhezinjtë janë ndalur në barazim 3 – 3, në një 90 minutësh “të çmendur” në “Signal Iduna Park” ndaj ekipit të kombëtares shqiptare, Klaus Gjasulës.

Dortmund ishte në disavantazh të tre golave pas 45 minutave të para, por e gjeti forcën për të reaguar.

Holtmann para fundit të pjesës së parë u duk se i dha goditjen “knock-out” të besuarve të Lucien Favre, me Paderborn që udhëhiqte me shifrat, 3-0. Gjithsesi, skemat e zvicerianit në dhomat e zhveshjeve motivuan Dortmund. Me rikthimin në fushë, Sancho ngushtoi shifrat, ndërkohë që Ëitsel në të 84 minutë shënoi për 3-2.

Goli me koka e Marco Reus vleu 1 pikë për verdhezinjtë, që humbasin një tjetër shans për tu ngjitur në tabelë. Pas 12 javësh, Dortmund mbetet në vendin e 5-të me 20 pikë, teksa Paderborni i Klaus Gjasulës qëndron në vendin e fundit me 5 pikë.

https://streamable.com/3vy9t