Aksiden në magjistralën Prishtinë-Pejë, ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Nga ky aksident ka të lënduar. Në vendngjarje ka arritur Emergjenca e Klinës dhe Policia rajonale.

Të përfshira në aksident janë dy atuomjete dhe si pasojë janë shkaktuar kolona të gjata dhe pritje në të dy drejtimet.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Dollc.