Dosja “Abi Çarshia” shkon në Prokurori

Rrënimi i një pjese të ndërtesës në kompleksin “Abi Çarshia” ka sjellë përplasje të vazhdueshme mes inspektorëve dhe pronarëve të këtij kompleksi.

Sot drejtori i Drejtorisë së Inspektorateve, Islam Thaçi, ka bërë me dije se do të dorëzojë dosjen e rastit “Abi Çarshia” në Prokurorinë Themelore në Prizren.

“Sot (e hënë) në ora 11:00 drejtori i Drejtorisë së Inspektorateve, Islam Thaqi do të dorëzojë dosjen e rastit “Abi Çarshia” në Prokurorinë Themelore në Prizren”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të komunës së Prizrenit.

Pas kësaj është bërë me dije se drejtori do të ketë edhe një prononcim për media.