Blinken i përgjigjet Rusisë: Ne s’po kërkojmë konflikt, por nëse ai vjen tek ne, jemi gati

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ka folur për konfliktin Ukrainë-Rusi gjatë një takimi të ministrave të jashtëm të NATO-s dhe BE-së në Bruksel këtë mëngjes, raporton Sky news, transmeton Periskopi.

‘’Thënë thjesht, në vazhdën e agresionit të paprovokuar dhe të paramenduar të Rusisë kundër Ukrainës, kjo aleancë u bashkua me shpejtësi, unitet dhe vendosmëri, duke nisur menjëherë grupin e punës së reagimit të shpejtë, duke vënë në zbatim planet e graduara për të vazhduar për të forcuar sigurinë e NATO-s.’’, tha ai.

“Çdo aleat në një mënyrë apo tjetër po i vjen në ndihmë Ukrainës, çdo aleat në një mënyrë apo tjetër po ndihmon në forcimin e vetë NATO-s”.

Blinken shtoi se NATO nuk kërkon konflikt, por “nëse konflikti vjen tek ne, ne jemi gati për të dhe do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s,’ tha ai.