Dragash, PDK ankohet në PZAP për votat e diasporës

Numërimi i votave të diasporës, rrotulloi rezultatin zgjedhor në Dragash.

Këto zarfe e qitën të parin kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Behxhet Xheladini të cilin e votuan 244 mërgimtarë.

54 vota mori kandidati i Partisë Demokratike, Shaban Shabani, që printe me një diferencë prej 47 votash.

Por ky rezultat nuk po pranohet nga PDK. Ky subjekt u ankua në PZAP me pretendimin se zarfet e ardhura me postë janë të manipuluara, meqë sipas tyre janë plotësuar nga një person.

Kjo akuzë u mohua në Info Magazinë të Klan Kosovës nga shefi i shtabit të LDK-së në Dragash, Qamil Kolloni.

Ky kërkoi nga kandidati i PDK-së të pranojë rezultatin, pasi që sipas tij mund të ketë edhe tensione mes simpatizantëve të dy subjekteve.