Marashi akuzon prokurorët e dhomave të veçanta për montim dhe shpikje të fakteve

Ish-Komandanti i Batalionit 4 të Brigadës 138 “Agim Ramadani” të UÇK-së, ish – anëtari i kryesisë së OVL UÇK-së Pren Marashi, i cili ishte edhe dëshmitar në Gjykatën Speciale në Hagë, ka akuzuar prokurorët e dhomave të veçanta të gjykatës speciale në Hagë për montim dhe shpikje të fakteve, shkruan Fokusi.info.

“Pavarësisht pamjeve në kamera që tregojnë qartë se nuk jam prezent, më gjetën dhe e përmenden emrin tim duke më vendosur aty ku nuk jam”, le të shkojnë në rrs…!???? ka shkruar Marashi.

Postimi i plotë:

Prokurorët e dhomave të veçanta të gjykatës speciale në Hagë,kanë vërtetuar edhe një herë se përveç bashkëpunimit me autoritetet serbe, synimi i tyre është montimi dhe shpikja e fakteve. Pavarësisht pamjeve në kamera që tregojnë qartë se nuk jam prezent, më gjetën dhe e përmenden emrin tim duke më vendosur aty ku nuk jam, le të shkojnë në rrs…!????