Kryetari i Komisionit për Kosovë në Kuvendin e Serbisë, Millovan Drecun, ka thënë se bastisjet e djeshme nga policia në Komunën e Shtërpcës janë pjesë përbërëse e aksioneve të Prishtinës, që sipas tij kanë synim frikësimin e serbëve.
“Duke përdorur njësitë speciale me armë të gjata, edhe kur nuk është e nevojshme, sepse shumë punë mund t’i bëjë policia e zakonshme dhe jo forcat speciale që frikësojnë njerëzit, Prishtina i dekurajon serbët që të qëndrojnë në Kosovë”, tha Drecun për Tanjug, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë aksionit të djeshëm janë arrestuar dhjetë ish-zyrtarë të Komunës së Shtërpcës.