Drecun: Rezoluta për vëllezërit Bytyqi, e papranueshme

Kryetari i të ashtuquajturit komision parlamentar për Kosovën, Milovan Drecun, thekson se Serbia dëshiron të zgjidhë çështjen e vrasjes së vëllezërve Bytyqi.

I njëjti megjithatë thotë se të miratosh një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së që kërkon që Serbia të zgjidhë çështjen është një presion i papranueshëm për vendin tonë”.

“Ky është një presion i papranueshëm për punën që duhet të bëhet nga autoritetet serbe”, tha Drecun për Tanjug.