Zjarr në Orikum, rrezikohen edhe banesat

Një zjarr masiv ka rënë mbrëmjen e sotme në lagjen “Portative” Orikum të Vlorës.

Zjarri qe dyshohet se është i qëllimshëm, ka përfshirë kallamishtet dhe si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, janë duke u rrezikuar 3 banesa.

Zjarrfiksja ka mbërritur në vendngjarje duke neutralizuar zjarrin në njërën prej banesave, por po punon për të siguruar fikjen e zjarrit edhe në dy banesat e tjera.

Këtu mund ta shihni në video