Drejtori i Policisë raporton sot para Komisionit për Siguri

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti do të raportojë sot para deputetëve anëtarë të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Raportimi i drejtorit pritet të fillojë në ora 09:30.

Në këtë komision rend dite do të jetë edhe shqyrtimi i raportit me rekomandime për projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Deminim Humanitar.

Po ashtu do të jetë edhe shqyrtimi i draft-planit të performancës i Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2022.