Hoxhaj: Presidentja po bën shkelje të ligjit, mund ta çojmë në Kushtetuese

Enver Hoxhaj nga Partia Demokratik e Kosovëa (PDK), ka thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po bën shkelje të ligjit.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK’së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar në RTV 21 se presidentja e Kosovës po bën shkelje të ligjit.

Sipas tij në të ardhme kjo parti mund ta çojë Osmanin në Kushtetuese.

“Nëse nuk ndryshojnë gjërat, mund ta çojmë në ta ardhmen në Gjykatë Kushtetuese”, ka thënë Hoxhaj

Tutje mes tjerash, Hoxhaj u shpreh se Qeveria dhe Presidentja mund të garantojnë për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në Hagë.