Drenas: Një person gjendet pa shenja jete

Policia e Kosovës njofton se një person është gjetur pa shenja jete në një bunar.

Viktima është gjetur në pyllin e fshatit Abri e Epërme.

I njëjti ishte larguar nga shtëpia e tij ditë më parë.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.