Driton Selmanaj e fton Shpend Ahmetin në LDK

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka ftuar Shpend Ahmetin, kryetarin e tanishëm të Prishtinës, që dha dorëheqjeje nga VV të bëhet pjesë e LDK-së.

Selmanaj ka thënë se kjo nuk është e pamundur, sepse shumë anëtarë të partisë FER i janë bërë pjesë e LDK-së.

“Lidhja Demokratike e Kosovës është e hapur për të gjithë personat që dëshirojnë të bëhen pjesë e kësaj partie. Normalisht, që vija të kuqe kemi ndaj atyre njerëzve që kanë probleme me ligjin, e që Shpend Ahmeti nuk është njëri nga ata persona. Ka pasur raste kur kundërshtarë të tjerë të LDK-së, janë anëtarësuar në këtë parti, e kemi rastin e Alma Lamës. Prandaj, duhet mos të harrojmë se një numër i madh i ish-anëtarëve të FER-it kanë qenë të lidhur me LDK-në, por në fund kanë vendosur të bashkohen me VV. Është shumë logjike dhe racionale që ai të bashkohet në LDK”, ka thënë Selmanaj në TV21.