Gjendet pa shenja jete një person në Istog

Një person është gjetur i vdekur në Istog sot në shtëpinë e tij.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi Shkodran Nikçi, ku tregoi se personi ka qenë duke banuar vetëm në shtëpi.

Ndërsa prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në IML për obduksion.

“Një person në një shtëpi në Istog është gjetur pa shenja jete. I njëjti ka qenë duke banuar vetëm në shtëpi. Prokurori i Krimeve te renda ka dal në vend të ngjarjes, ku ka urdhërur qe trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi. Gjithashtu janë dhënë edhe autorizime për Policinë e Kosovës që të bëhet hetimi i vdekjes së të ndjerit”, tha Nikçi.