Duda Balje: Nuk do ta votoj Kodin Civil nëse s’janë bërë ndryshime

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, Duda Balje ka thënë për Front Online se janë duke pritur që projekt Kodi-Civil të vijë në komision, por se nuk kanë asnjë informatë rreth kësaj çështjeje.

Thotë, se do të votojë përsëri kundër nëse nuk janë bërë ndryshimet e kërkuara.

“Jemi në pritje që me ardh prej Qeverisë në Komision. Unë qysh kam votua herën e parë, votoj edhe herën e dytë sepse kemi informata se asgjë nuk ka ndryshuar. Ende nuk ka ardhë, unë nuk e di a kanë bërë ndonjë ndryshim apo jo, por nëse nuk kanë bërë unë prapë do të jem kundër”, ka thënë Balje për Front Online.

E, në rast të ndryshimeve vota e saj do të jetë pro.

“Nëse, kanë bërë ndryshime për nenet që ne kemi kërkuar, unë normal votoj për, sepse unë personalisht kundër Kodit Civil asgjë nuk kam. Kam probleme vetëm me këto dy nene dhe këtu është arsyeja e kësaj. Ajo që unë jam kundër është martesa mes gjinisë së njëjtë dhe këtë e dinë të gjithë, edhe nuk kam ndryshuar mendim”, ka shtuar Balje.