Duda Balje pas takimit me përfaqësues të OVL UÇK: E gatshme ta jap nënshkrimin për ta dërguar në Kushtetuese çështjen e mandatit të Speciales

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga komuniteti boshnjak, Duda Balje ka njoftuar se është takuar me ushtruesin e detyrës të kryetarit të OVL UÇK z. Faton Klinaku dhe me z. Qelë Gashi, që është anëtar i kryesisë, shkruan Fokusi.info.

“Sot në zyrën time u takova me z.Faton Klinaku U.D. kryetar i OVL të UÇK me bashkëpuntorë Z. Qele Gashi,Isha e nderuar që sot të degjojë shqetësimet dhe propozimet e OVL të UÇK lidhur me ngjarjet e fundit në Kosovë, me theks të veçant për iniciativën e mbledhjës së nënshkrimeve të deputetve me qëllim të drejtimit në gjykatën kushtetuese të Kosovës për kushtetushmërin e Dhomave të specializuara përkatësisht të njohur tash në opinion si ” Gjykata Speciale””, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Sot në zyrën time u takova me z.Faton Klinaku U.D. kryetar i OVL të UÇK me bashkëpuntorë Z. Qele Gashi,Isha e nderuar që sot të degjojë shqetësimet dhe propozimet e OVL të UÇK lidhur me ngjarjet e fundit në Kosovë, me theks të veçant për iniciativën e mbledhjës së nënshkrimeve të deputetve me qëllim të drejtimit në gjykatën kushtetuese të Kosovës për kushtetushmërin e Dhomave të specializuara përkatësisht të njohur tash në opinion si ” Gjykata Speciale”.

Unë si deputete e Kuvendit të Kosovës shpreh gadishmërinë që vota dhe nënshkrimi im të jetë në funksion të së vërtetës, sepse UÇK meriton pafundësisht si vlerë kombëtare të ketë mundësinë e së vërtetës.

Në luftën e Kosovës botërisht dihet kush ishte agresor e pushtues dhe kush ishte mbrojtës, liridashës e luftetarë lirie.

UÇK dhe populli i Kosovës kanë qenë të sfiduar të mbrojnë pragun e vet, familjet e tyre, drejtësia duhet të jetë në peshoren e së vërtetës, para drejtësisë të jenë ata që shkelën të drejtat humanitare, te drejtat e njeriut dhe krijuan viktima nga fëmijët deri te pleqtë e nënat, motrat e bijtë e vendi tonë!