Durrës/ Shoferi i dehur la derën hapur, rrëzohet nga autobusi fatorinoja 50-vjeçare

Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia, i cili drejtonte autobusin e unazës në Durrës. Ai ka lënë hapur derën e autobusit dhe për pasojë është rrëzuar fatorinoja S.T.,50 vjeçe. Ajo është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Nga testi i alkoolit që iu bë drejtuesit të autobusit rezultoi se ai kishte qenë në gjendje të dehur.

Gazetari i Report tv Artur Korriku raporton se autobusi ka qenë duke ecur në zonën e ish-kënetës. Pasi pasagjerët kanë zbritur në stacion ai ka vijuar rrugën me derën hapur dhe në një moment frenimi, fatorinoja ka dalë nga dera e parë duke rënë përmbys në trotuar.