9,461 raste aktive me COVID-19

Në Kosovë aktive me COVID-19 janë 9,461 raste, që nga shfaqja e pandemisë numri i të prekurve ka arritur në 223,561.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se të shëruar janë 211,022 persona, ndërsa të vdekur nga koronavirusi janë 3,078 viktima.