Dy arinj të mëdhenj përleshen në oborrin e shtëpisë (video)

Një skenë e dhunshme mes dy arinjve të rritur, është incizuar në oborrin e shtëpisë së një njeriu në New Jersey të SHBA’së.

Corey Bale, kapi këto pamje përmes telefonit të tij, dhe i postoi në rrjetin social Facebook, raporton Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Videoja e Bale, është shikuar më shumë se 425.000 herë, dhe njerëzit u habitën kur panë pamje të rralla të përleshjes së dy arinjve meshkuj.

Sipas dëshmitareve, arinjtë po përlesheshin për një ari tjetër të gjinisë femërore.