Dy automjete marrin flakë te rruga e Kavajës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Dy automjete janë përfshirë nga flakët pranë rrugës së Kavajës.

Zjarri ka ndodhur rreth ores 2 të mëngjesit dhe mësohet se automjetet kanë qenë të parkuara në rrugë. Dyshohet se ka qenë zjarrvënie e qëllimshmë.

Zjarrfikësja ka shkuar në vendngjarje dhe shuar flakët ndërkohë që kanë nisur hetimet përkatëse.

Top Channel