Shqiptari shpallet ‘Hero’ në New York

Shqiptari nga Mali i Zi është shpallur “Hero ” në një titull nderi për akte të veçanta sublime në qytet, pasi që shpëtoi një grua 61 vjeçare nga grabitësit.

Qazim Suljoviç (mbiemër me origjinë Sula) dhe i biri i tij Loui Suljoviç do të nderohen me tituj nderi, pasi ka shpëtuar nga grabitja një grua të moshuar nga një sulm me thikë, pranë vendit të tyre të punës.

Babë e birë kur kanë parë se çfarë po ndodhte para picerisë së tyre, kanë dalur dhe janë “ kacafytyr” me keqbërësit duke shpëtuar gruan. Ata vepruan në rrezik dhe se pësuan goditje me thikë nga dy grabitësit. Mediat njujorkeze shkruajnë se babë e birë shpëtuan gruan nga goditja me thikë duke rrezikuar jetën e tyre, ndërsa qytetarët e New Yorkut mbledhin ndihma për Qazim dhe Loui Suljoviç.

Sipas gazetës konservative New York Post, thuhet : Një pronar picerie dhe babai i tij u shpallën Hero nga Qyteti i New Yorkut, teksa po luftojnë për jetën e tyre pasi u goditën disa herë me thikë kur u hodhën për të ndaluar grabitjen e një gruaje 61-vjeçare jashtë restorantit të tyre në Queens, thanë të afërmit dhe policia”, përcjell INA.

Ngjarja

Louie Suljoviç, një veteran i ushtrisë amerikane 38-vjeçar, ishte duke punuar pas banakut të picerisë së tij “Elmhurst, Louie’s,” kur ai dhe babai i tij, Qazim Suljoviç, panë të moshuarën duke u grabitur nga dy burra të shtunën mbrëma.

Ata të dy ndodhen në spital. “Qazimi është në një situatë të rëndë… ndërsa djali i tij Louie po përmirësohet, ai është i shtruar në spital dhe besoj se do të bëhet më mirë”, tha kushërira e Qazimit, Remzija.

Policia

Louie Suljoviç dhe babai i tij, Qazim Suljoviç, ndërhynë kur panë një grua të moshuar duke u grabitur jashtë picerisë së tyre dhe ndërhyn me guxim megjithse pësuan plagë të shumta me thikë, nga goditjet e keqëbërsit.

Stacioni i policisë Precinct 110 NYPD: “Ata janë heronj, ngase u hodhën për të shpëtuar një të moshuar që po grabitej me dhunë fizike”.

Viktima e moshuar e gjinisë u tha policëve se të dyshuarit i ishin afruar asaj nga pas, e shtynë dhe ia hoqën çantën nga krahu duke e kërcënuar me thikë.

Oficerët arritën të arrestonin dy të dyshuar kur mbërritën mbas 10-15 minutave rreth orës 21:00, ndërsa policët e tjerë dhe autoambalancat u morën me ndihmën e shpejt të dy viktimave që morën plagë.

Robert Whack, 30 vjeç dhe 18-vjeçari Supreme Gooding u arrestuan për sulmin. Të dy akuzohen për grabitje, sulm dhe armëmbajtje për të kryer veprime kriminale. Policia tek 30 vjeçari gjeti edhe sasi droge heroinë.

Pronarët shqiptarë që pësuan

Babai dhe djali po trajtohen në spitalin Elmhurst – i njëjti objekt ku piceria e tyre dhuroi ushqime për stafin dhe punonjësit gjatë mbylljes së qytetit gjatë luftës së pandemisë COVID-19 dy vjet më parë (2020).

Sipas të afërmeve të tyre, Louie Suljoviç është duke u përmirësuar dhe Qazim Suljoviç është në gjendje të rëndë.

“Ai dhe babai i tij janë ndër më të mirat që ka për të treguar Nju Jorku. I falënderojmë për guximin e tyre dhe i urojmë shërim të shpejtë”, shkroi në Twitter policia e Komisariatit 110 në lagjen e New Yorku ku ndodhi ngjarja.

Njujorkezët mbledhin ndihma

Një GoFundMe e organizuar nga njujorkezët e krijuar për të ndihmuar dy viktimat me shpenzimet e tyre mjekësore kishte mbledhur deri tani më shumë se 48,000 dollarë që nga e marta kur ndodhi ngjarja. Piceria do tē qëndrojë mbyllur derisa Suljoviç dhe babai i tij shërohen, thuhet në faqen e mbledhjes së fondeve GoFundMe. Ndërkohë dy të akuzuarit po ndiqen penalisht. (INA)