Presidenti Thaçi uron kryeministrin e ri britanik, Boris Johnson

Presidenti i vendit Hashim Thaçi e ka uruar Boris Johnson me rastin e zgjedhjes Kryeministër i ri i Britanisë së Madhe.

Thaçi ka thënë se pavarësisht zhvillimeve mirëpret vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit me të dyja vendeve, njofton Klan Kosova.

”Boris Johnson është zgjedhur sot lider i ri i Partisë Konservatore dhe Kryeministër i ardhshëm i Britanisë së Madhe. Në emër të popullit të Kosovës uroj mikun tim Johnson, popullin britanik dhe mirëpres vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona. Britania e Madhe është partner strategjik, derisa miqësia jonë është e përhershme. HTH”