Dy fëmijë shqiptarë gjenden të shtrirë në mes të qytetit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Elbasanit, ku dy të mitur janë transportuar në gjendje shoku në urgjencë pasi dyshohet se kishin konsumuar lëndë narkotike dhe pije alkoolike.

Report Tv raporton se gjendja e fëmijëve rreth moshës 12 vjeç është e rëndë, teksa ato janë parë të shtrirë pranë kalasë së qytetit, përballë Teatrit Skampa.

Report Tv sjell videon kur dy fëmijët janë marrë nga ambulanca, e teksa personat përreth kësaj ngjarje kanë mbetur të tmerruar.