Ndodh edhe kjo: Hajnat tentojnë t’i vjedhin anësoret e hekurit të vendosura për siguri në Tunelin e Parë

Mbrëmë gjatë natës hajnat kanë rrëzuar mbrojtëset anësore të një ure në Tunelin e Parë.

Një dëshmitar i ka thënë “Jepi zë”, se mbrëmë disa hajna në rrugën “Malsorët” kanë tetuar t’i vjedhin këta hekra, që shërbejnë për siguri.

Në foton e dërguar në redaksi shihen anësoret të cilat po qëndrojnë të rrëzuara.

Ndryshe rastet e vjedhjeve në komunën e Mitrovicës kanë filluar të shpeshtohen, ditë më parë “Jepi zë”, raportoi për një rast edhe në fshatin Kçiq.