Dy fenomenet me Hënën që do të ndodhin këtë muaj

Superhëna është një fenomen astronomik kur hëna e plotë përkon me afrimin më të madh të saj me Tokën.

Hënat e plota, të njohura për ndriçimin e tyre të fortë, ndodhin zakonisht një herë në muaj, kur Toka kalon midis Hënës dhe Diellit. Ndonjëherë hënat e plota ndodhin dy herë në muaj, e dyta prej të cilave quhet “hëna blu”.

Hëna e plotë e prillit zgjati rreth tre ditë, nga e diela në mbrëmje deri në mëngjesin e së mërkurës.

Superhëna e ardhshme do të shfaqet më 26 maj, duke e bërë atë të fundit dhe do duket më e madhe në krahasim me gjithë muajt e tjerë, pasi do të jetë me rreth 100 milje afër Tokës.

May Flower Moon do duket rreth 7% më e madhe se zakonisht në distancën e saj mesatare prej 239,000 milje nga Toka.

Kur hëna shfaqet afër horizontit, një iluzion optik mund të bëjë që në sytë e njerëzve ajo të duket shumë më e madhe.

Hëna e plotë e majit, përveç që është fenomen i Superhëës, do të përkojë edhe me një eklips total të hënës. Për vëzhguesit me fat në Amerikën e Veriut, eklipsi do të jetë i dukshëm, hëna do të marrë një nuancë të kuqërremtë ndërsa kalon përmes hijes së Tokës. Ky fenoment quhet ndryshe Hëna e Përgjakur.

Tiranapost.al