Dy lëkundje tërmeti në Kukës dhe Dibër

0
242

Dy lëkundje sizmike janë ndjerë njëra pas tjetër në Kukës dhe në Dibër.

Lëkundje sizmike me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter u ndjenë në Kukës, ndërsa epiqendra ishte 9 kilometra nga Kurbneshi. Lëkundjet nuk kanë shkaktuar dëme, ndërkohë që nuk janë ndjerë shumë në qytet.

Ndërkohë pak më vonë, një tjetër tërmet u ndje në DIbër, i shkallës 4.3 Rihter, ndërsa epiqendra ishte në Arrë-Mollë.