Dy nga të plagosurit dërgohen me aeroplan drejt Italisë

Dy nga të plagosurit e tërmetit janë dërguar me avion drejt Italisë.

Të pranishëm në Rinas janë kryeministri i vendit, Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, raporton Top Channel.

Është gjykuar që dy të plagosurit, të ndodhur në gjendje të rëndë duhet të marrin një ndihmë më të specializuar.