Dy persona mbërrijnë te Spitali i Traumës të plagosur me armë zjarri

Dy persona të plagosur me armë zjarri janë paraqitur këtë mbrëmje në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Dy të plagosurit janë nga Fushë-Kruja e nuk dihen rrethanat apo vendi se ku janë lënduar.

Inspektorë të krimeve të komisariatit Krujë janë nisur në drejtim të spitalin të Traumës ku pritet të marrin më shumë informacione rreth kësaj ngjarjeje.