Dy persona shtien me armë zjarri në drejtim të policëve në Podujevë

Dy persona kanë shtënë me armë zjarri para pak minutash në fshatin Dobërdol të Podujevës.

Telegrafi mëson se personat e dyshimtë kanë shtënë në drejtim të policëve, e që ishin duke i ndjekur personat e dyshuar.

Siç mësohet, Policia kishte shkuar në këtë fshat pasi janë informuar se të dyshuarit kanë hyrë me dhunë në një shtëpi.