Dy tentativa për vrasje në Prishtinë

Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Prishtinës kanë ndodhur dy raste të vrasjes në tentativë.

I pari është shënuar në Prishtinë, ku për shkak të një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht një person i cili përveç sulmit ka shtënë edhe me një armë zjarri, por nuk raportohet për të lënduar.

Lidhur me rastin është bastisur shtëpia e të dyshuarit ku është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë me nëntë fishekë, e cila dyshohet se është përdorur në rast. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Po ashtu në fshatin Sibofc të Podujevës është arrestuar një person i dyshuar pasi ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër.

Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Me vendim të prokurorit i dyshuari u dërgua në mbajtje.